Më 18 tetor në Zvicër mbahen zgjedhjet nacionale për Parlamentin (Nationalrat) dhe Senatin (Ständerat). Me këtë rast do të përcaktohet  drejtimi vendimtar:  A duam ta ndajmë Zvicrën nga Evropa dhe pjesa tjetër e botës? A duam edhe më tej të trajtojmë me privilegje korporatat e mëdha dhe të pasurit? Përgjigja jonë është Jo. Ne duam që mirëqenjen e arritur bashkërisht ta ndajmë më drejtë! Sepse Zvicra do të jetë e fortë vetëm atëherë kur ndihen mirë të gjithë e jo vetëm një pakicë e vogël.

Hapësira banimi të përballueshme për të gjithë
Ne angazhohemi fuqishëm për hapësirat banesore dhe të përballueshme komercialisht për të gjithë. Nëpërmjet spekulimeve trojet për ndërtim janë duke u bërë gjithmonë e më shtrenjtë dhe për këtë arsye edhe qiratë e banimit. Ne duam që ti japim fund këtij zhvillimi të rrezikshëm.

Të drejta qytetare dhe pjesëmarrje politike për të gjithë
Të gjithë njerëzit që paguajnë taksat e tyre në Zvicër dhe që përfitojnë nga shërbimit tona publike duhet si kundërshërbim gjithashtu të marrin përsipër përgjegjësi politike dhe duhet të posedojnë të drejta të plota civile - pa marr parasysh origjinën nga vijnë.

Pa racizëm dhe pa diskriminim
Migrantet dhe migrantët në shumë situata edhe më tej janë të diskriminuar - për shembull në tregun e punës, gjatë kërkimit të banesës, ose në fushën e sigurimeve. Ne jemi duke e luftuar diskriminimin.

Solidariteti ndërkombëtar, paqja dhe demokracia
Kompanitë dhe kapitali prej kohësh janë globalizuar dhe se është koha e fundit që përballë efekteve negative të globalizimit të vejmë punën tonë për solidaritet nërkombëtar. Njerëzit të cilët janë në rrezik fizik deri edhe të jetës, duhet të kenë mundësi të llogarisin në politikën tonë të azilit.